Komunikatë Zyrtare: Shqiprim Kelmendi

FC 2 Korriku njofton se ka gjetur gjuhë bashkëpunimi me futbollistin e njohur në futbollin kosovar, sulmuesin Shqiprim Kelmendi.

30-vjeçari “zbarkon” në kampin kryeqytetas për të provuar aventurë të re në karrierë, por në rangun e njëjtë të garave ku ishte angazhuar edhe një vit më parë, pasiqë në edicionin e fundit veshi fanelën me ngjyrat bardhekaltër të skuadrës së Ulpianës.

Kelmendi sot është prezantuar në praninë e drejtorit sportiv të FC 2 Korriku, Drilon Bahollit, me të cilin më pas ka vazhduar për në seancën stërvitore ku është pritur nga stafi teknik dhe futbollistët, për të vazhduar tutje me zhvillimin e seancës së parë stërvitore në fanelën e re për të.

“Mendoj se me përvojën që kam arritur ta fitojë tash e sa vite në futbollin tonë, do të mund ta ndihmojë ekipin për të korrur sa më shumë rezultate pozitive. Me aq sa pashë në këtë fillim për mua, ekipi është në gjendje të mirë, ka shumë futbollistë cilësorë dhe bashkë me ta besoj shumë se do t’i arrijmë objektivat për të cilat veçse jemi njoftuar nga drejtuesit e klubit”, theksoi në fjalimin e tij të parë për “website”-in e klubit kryeqytetas, Shqiprim Kelmendi.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave