2 Korriku mposhtë “mitrovicasit” e Trepçës; shënohen pesë gola nga të dyja ekipet

Ekipi i 2 Korrikut ka arritur ta shënoi fitoren e dytë në ciklin e ndeshjeve para-sezonale; kësaj radhe është mposhtur Trepça, që ishte mysafire e ekipit nga Prishtina në stadiumin “2 Korriku”.

Agron Beqiri me kokë, Enes Duraku me goditje nga afër dhe Albion Murturi me golin e parë në fanelën senior mjaftuan si realizatorë për të korrur fitore në ndeshjen e katërt miqësore për ekipin e udhëhequr nga trajneri Besim Ademi.

Për “verdheblutë”, përveç fitores, që pa dyshim se shijoi shumë pas angazhimit të pashoq të të dyja përbërjeve që u vunë përballë, sot pati disa lajme të mira, duke nisur nga rikthimi në portë i Arnis Ajetit, i cili për disa javë me radhë qëndroi jashtë fushave si rrjedhojë e lëndimit në këmbëm, performancat e të rinjëve të inkuadruar nga ekipi i juniorëve, përmendim këtu golin e parë për Murturin, i cili ishte ndër më të dalluarit nga futbollistët e futur në pjesën e dytë të ndeshjes, si dhe debutimi i dyshes Albert Stublla e Shqiprim Kelmendi që në minutat e parë për ta pas rikthimit në kampin kryeqytetas treguan se do të jenë vlerë e shtuar e ekipit në edicionin e ri garues.

2 Korriku ndeshjen e nisi me këtë njëmbëdhjetëshe: Arnis Ajeti, Riad Jashari, Agron Beqiri, Abit Salihu, Milot Hyseni, Andi Oruqi /kap./, Arjol Bllaca, Edon Zeqiri, Enes Duraku, Ardit Gashi, Gneilpekan M. Camara. Ndërsa, tutje gjatë ndeshjes, për ekipin me ngjyrat verdheblu u aktivizuan edhe: Gentian Dragusha, Donart Islami, Albert Stublla, Ylli Prekopuca, Valton Ibrahimi, Blend Krasniqi, Shqiprim Kelmendi, Granit Latifi.

“Në deshjet miqësore nuk është e rëndësishme të fokusohesh në rezultate, por neve po na bëjnë mirë këto rezultate që po i arrijmë, për faktin se po këto po i arrijmë duke i aplikuar gjërat që po i stërvisim. Ekipi çdo ditë e më shumë po shfaqë më tepër siguri, andaj kjo natyrshëm se na bën të ndihemi mirë të gjithëve në shtabin teknik. Për fat të mirë kemi edhe tri javë para vetes për t’u përmirësuar dhe më pas duhet t’i qasemi kampionatit me fokus të plotë”, tha kryetrajneri Besim Ademi pas ndeshjes, që po ashtu falënderoi ekipin e Trepçës për respektin dhe ndeshjen “fair-play”.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave