Paraditen e sotme, në ambientet e “shtëpisë” së futbollit në Kosovë, Federatës së Futbollit, është hedhur shorti për edicionin 2023/24 në rangjet Superligë U17 dhe Superligë U19.
Në praninë e administratorëve Baki Berisha e Valon Sadiku si dhe Kryetarit të Komisionit të Garave për garat në rangjet e përmendura më lartë, Ardian Llumnicës, janë bërë të ditura çiftet e të gjitha xhirove për edicionin e ri.
2 Korriku, si kampion në fuqi në Superligën U17, mbrojtjen e titullit do ta nis në udhëtim përballë Ulpianës, teksa ndryshe nga kjo grupmoshë, juniorët e moshave nën 19-vjeç të “verdhebluve”, garat në edicionin e ri do t’i nisin në shtëpi përballë rivalëve lokalë, futbollistëve të Prishtinës.
Rikujtojmë se garat në elitën e futbollit për moshat nën 17-vjeç dhe ato nën 19-vjeç do të fillojnë në datat 26/27 Gusht.
Më poshtë i gjeni të kompletuara oraret për moshat U17 dhe U19 të 2 Korrikut.
Orari i ndeshjeve në stinorin vjeshtor për 2 Korrikun (moshat U17):
J1; Ulpiana – 2 Korriku
J2; 2 Korriku- Ferizaj
J3; Ballkani – 2 Korriku
J4; Drenica – 2 Korriku
J5; 2 Korriku – Feronikeli ‘74
J6; Roni ‘19 – 2 Korriku
J7; 2 Korriku – Gjakova
J8; Ramiz Sadiku – 2 Korriku
J9; 2 Korriku – Kurda
J10; Vushtrria – 2 Korriku
J11; 2 Korriku – Prishtina
J12; Trepça – 2 Korriku
J13; 2 Korriku – Llapi
J14; Gjilani – 2 Korriku
J15; 2 Korriku – Trepça ‘89
—————————————-
Orari i ndeshjeve në stinorin vjeshtor për 2 Korrikun (moshat U19):
J1; 2 Korriku – Prishtina
J2; Ramiz Sadiku – 2 Korriku
J3; 2 Korriku – Trepça 89
J4; Ferizaj – 2 Korriku
J5; 2 Korriku – Fushë Kosova
J6; Vushtrria – 2 Korriku
J7; 2 Korriku – Ballkani
J8; 2 Korriku – Drita
J9; Istogu – 2 Korriku
J10; 2 Korriku – Trepça
J11; Gjilani – 2 Korriku
J12; 2 Korriku – Flamurtari
J13; Llapi – 2 Korriku
J14; 2 Korriku – Vjosa
J15; Suhareka ‘23 – 2 Korriku






