2 Korriku mposhtet në miqësore nga Trepça me rezultat të pastër 0:2

Ditën e djeshme ekipi “verdheblu” i kryeqytetit është mposhtur në duel miqësor përballë atij nga Mitrovica, Trepçës. Nga një gol në të dyja pjesët i ka mjaftuar Trepçës që të marr “hak” për humbjen e shkaktuar afro dy muaj më parë, po nga 2 Korriku në një duel tjetër miqësor.

2 Korriku nuk ishte në ditën më të mirë, e një gjë e tillë u pa që në pjesën e parë kur “mitrovicasit” dominuan thuajse në tërësi, e madje realizuan gol mjeshtëror me kapitenin e tyre nga gjuajtja e lirë.

Edhe pjesa e dytë nuk është se dalloi shumë nga ajo e parë. Ekipi vendës tentoi me ndryshime në përbërje, por nuk pati sukses, me mysafirët të cilët realizuan edhe një herë dhe e vulosën epilogun e ndeshjes.

2 Korriku në këtë takim startoi njëmbëdhjetëshe pak më ndryshe nga ajo e ndeshjes së fundit kampionale. Formacioni ishte kështu: Arnis Ajeti, Riad Jashari, Abit Salihu, Albert Stublla, Milot Hyseni, Andi Oruqi /kap./, Edon Zeçiri, Gneilpekan M. Camara, Enes Duraku, Ardit Gashi, Shqiprim Kelmendi.

Me t’u mbyllur kjo ndeshje ekipi kryeqytetas e ktheu fokusin kah dueli me Ulpianën, që zhvillohet të shtunën e ardhshme në kuadër të garave kampionale.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave