FC 2 Korriku mirëpret trajneren amerikane, znj. Kiana Nua

Ekipi i vajzave të klubit të 2 Korrikut, në mbrëmjen e së hënës kanë pasur rastin që të stërviten nga një trajnere e huaj si znj. Kiana Nua, e cila ditën e djeshme ka zbarkuar në tokën kosovare, dhe ku do të qëndrojë për një javë të plotë, gjatë së cilës do të punojë pikërisht me ekipin e vajzave të klubit kryeqytetas.

Znj. Nua është pritur nga drejtuesit e klubit nga Arbëria, dhe për ardhjen e saj ka folur menaxheri i ekipit të vajzave, Sedat Limani, që mes tjerash ka potencuar: “Pas përpjekjeve të shumta dhe diskutimeve të gjata me trajneren nga Amerika, kemi arritur që atë ta sjellim në Kosovë, në një periudhë kur ne veçse kemi përfunduar me ndeshje kampionale dhe kur mund të provojmë gjëra të reja. Ardhjen e Kianës e kanë mirëpritur si shtabi teknik i ekipit ashtu edhe vajzat që do të stërvisin me të.”

Disa fjalë rreth këtij organizimi, u thanë edhe nga vet trajnerja Nua, e cila theksoi: “Ndihem shumë mirë për faktin që kam ardhur në një vend si Kosova. Shpresojë që bashkë do të kalojmë shumë mirë dhe do ta shfrytëzojmë në maksimum këtë eksperiencë të re, si për mua ashtu edhe për klubin.”

FC 2 Korriku do të tentojë që ta shfrytëzojë në maksimumin ardhjen e trajneres amerikane, dhe për këtë gjë ka në plan që përveç seancave stërvitore të caktojë edhe ndeshje miqësore, të cilat do të shërbejnë që vajzat të shikohen edhe nga një “sy” tjetër, dhe natyrisht më pas të marrin pikëpamjet e trajneres së lartpërmendur.

Potencojmë se vajzat e 2 Korrikut tash e një vit e gjysmë janë pjesë e garave zyrtare që organizohen nga Federata e Futbollit të Kosovës, teksa këtë vit kanë treguar formë të lartë, duke arritur gjashtë fitore, shumë prej tyre me rezultate bindëse.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave