Sot, nga ora 11:00, në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për raundin e dytë të Kupës së Kosovës.
Nga shorti i hedhur, 2 Korriku ka mësuar se përballë do ta ketë ekipin e promovuar rishtazi në Superligë, KF Fushë Kosova, ndaj të cilit do të luajë si mysafir.
Ndeshjet e këtij raundi të garave do të zhvillohen në datat 5/6 Dhjetor dhe janë me eliminim direkt, pra zhvillohet vetëm nga një ndeshje.
Kujtojmë se në këtë nivel të Kupëss, pjesë marrin ekipe nga Superliga, Liga e Parë dhe dy sosh nga Liga e Dytë.
Çiftet komplete të këtij raundi janë:
Prishtina e Re – Behari
Rahoveci – Prishtina
Fushë Kosova – 2 Korriku
Ramiz Sadiku – Gjilani
Suhareka – Trepça
Vllaznia – Trepça’89
Dinamo – Vushtrria
Flamurtari – Dukagjini
Feronikeli 74 – Istogu
Dardanët – Drita
Liria – Rilindja 1974
Vëllaznimi – Ferizaj
Llapi – Phoenix
Ulpiana 1932 – Vjosa
Malisheva – Kika
Drenica – Ballkani






