Të nderuara familje Delija dhe Syla,
Të nderuar anëtarë të KF Gjakova,
Me zemrën e thyer po ju drejtohemi me këto fjalë, pas rastit tragjik, humbjes së më të dashurve tuaj, Molosit e Lordonit.
Ndarja nga jeta e futbollistëve në moshë të re lëndon zemrat e të gjithë anëtarëve të komunitetit sportiv në Kosovë, andaj në këto momente kaq të rënda, duke e pasur të vështirë që t’i gjejmë fjalët e duhura, ju lusim që t’i pranoni ngushëllimet e të gjithë anëtarëve nga FC 2 Korriku.
Jeta pa dyshim se është e mbushur me sprova nga më të ndryshmet, e raste të tilla janë të kalueshme vetëm duke qëndruar të bashkuar, prandaj edhe ju sigurojmë se me mendje jemi me ju, duke bashkëndjerë me secilin anëtarë të komunitetit futbollistik e sportiv në vendin tonë.
Për Molosin e Lordonin dheu i Kosovës qoftë i lehtë, e kujtimi për ta qoftë i paharrueshëm.
FC 2 Korriku edhe një herë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Delija e Syla dhe për të gjithë anëtarët e KF Gjakova.
Sinqerisht, FC 2 Korriku






