Mesazh urimi nga Kryetari Rexhep Baholli për të gjithë anëtarët e Klubit të Futbollit “2 Korriku”

Të nderuar drejtues, futbollistë, trajnerë dhe anëtarë të KF 2 Korriku,

Fundi i vitit erdhi, e bashkë me të edhe përmbyllja e një kapitulli të mrekullueshëm për klubin, respektivisht shkollën tonë të futbollit.

Përgjatë dymbëdhjetë muajve punuat e “luftuat” me sportivitet në fushat e blerta; me angazhimin tuaj na dhatë emocione të papërshkrueshme, e mbi të gjitha na bëtë që ta duam edhe më shumë sportin numër një në botë, futbollin.

Puna e të gjithë juve, pa dallime, është ajo që unë e çmoj më së shumti; ju të gjithë dhatë maksimumin, e për fat të mirë, i gjithë ky mund i juaji u shpërblye, si për nga trofetë e po ashtu edhe për nga zhvillimi i sportistëve të rinjë, që për ne si klub është gjëja më e rëndësishme.

Trajnerët duke i udhëhequr me pasion skuadrat e tyre dhe futbollistët duke shkëlqyer në fushat e stadiumeve të futbollit, do të jenë kujtimet më të bukura nga ky vit historik i klubit, të cilin po e mbyllim me shumë suksese të korrura, e mbi të gjitha duke hyrë në histori për herë të dytë si shkolla që me tri gjenerata të ndryshme u shpallë kampion në nivel të shtetit tonë të çmuar, Kosovës.

Këto ditë feste uroj që t’i kaloni siç është më së miri, sepse ju vërtetë meritoni shumë. Unë ua uroj gjithë të mirat, si juve ashtu edhe familjeve tuaja. Viti i Ri 2024 le të jetë edhe më i mbarë se ky vit i jashtëzakonshëm që po lëm pas, e në të le të iu përcjellë begatia, shëndeti dhe çdo e mirë tjetër.

Me sinqeritetin më të madh, ju faleminderit nga zemra për të gjitha dhe gëzuar Vitin e Ri 2024.

I juaji,

Rexhep Baholli – President i KF 2 Korriku

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave