Raporti i ndeshjes Ramiz Sadiku – 2 Korriku

Data 19 Gusht 2022 shënoi startin e edicionit 2022/23Viva Fresh Ligën e Parë të futbollit të Kosovës. Në këtë datë, në ndeshjen hapëse të grupit “B”, u ndeshën dy skuadrat e kryeqytetit, ajo e Ramiz Sadikut dhe 2 Korrikut.

Në një mot jashtëzakonisht të nxehtë, e në një fushë që sidomos në vapë është vështirë e përballueshme, u zhvillua ndeshje e cila dhuroi pothuajse gjithçka që mund të ofroj një ndeshje futbolli, duke nisur nga golat, duelet e aksionet e shumta, kartonët e verdhë e deri te kartoni i kuq që iu dha futbollistit Selami GashiRamiz Sadikut.

Viva Fresh Liga e Parë; Java e Parë

Ramiz Sadiku – 2 Korriku 2:2 (1:1 pas pjesës së parë)

Gjyqtarët: Ersen Janovali, Fatbardh Rrahimi, Valon Mustafa, Kujtim Krasniqi

Gjyqtarë në VAR: Valon Bajgora, Alban Ejupi

Golat e realizuar: Erduan Ibrahimi (21’), Taulant Kiqmari (58’) – Labinot Jetullahu (22’), Redon Bejta (90+’)

Formacioni startues i Ramiz Sadikut: A. Miftari, B. Maxhuni, A. Dermaku (kap.), B. Axhami, E. Berisha (Y. Topalla 61’), T. Kiqmari, S. Gashi, Sh. Prestreshi, A. Zeqiri, E. Ibrahimi, M. Reka (F. Lleshi 46’). Kryetrajner: Triumf Sinani.

Formacioni startues i 2 Korrikut: A. Ajeti, P. Osmani, A. Salihu, B. Shala, V. Ibrahimi (R. Bejta 79’), A. Oruqi (kap.) (G. Latifi 63’), Y. Prekopuca (A. Bllaca 79’), L. Jetullahu, Sh. Aliti, M. Avdiu (A. Shahini 90+’), F. Bajrami. Kryetrajner: Besim Ademi.

Ecuria e ndeshjes

E qetë nisi ndeshja, me skuadrat që më shumë tentuan ta analizojnë njëra-tjetrën sesa të sulmojnë e të kërkojnë gol për të kaluar në epërsi. Dallohej 2 Korriku me më shumë mbajtje të topit në pronësi, ndërsa vendësit kërkonin kohë pas kohe që të rrezikonin përmes sulmuesit Ibrahimi, çka edhe iu rezultoi e suksesshme, kur në minutën e 21’, arrijnë të marrin një top në gjysmën e tyre, dhe shpejt dalin në kundërzbritje, e cila del të jetë fatale për 2 Korrikun që pranon gol e me Ramiz Sadikun që kalon në avantazh.

Goli nuk ndikoi aspak te “verdheblutë”, të cilët u hodhën në sulm dhe pa kaluar as edhe një minutë, ishte mesfushori me përvojë, Labinot Jetullahu, ai i cili arriti që me mjeshtëri të mposhtë portierin Miftari dhe t’i jap skuadrës qetësinë e duhur për të vazhduar ndeshjen. Pos golit, për 2 Korrikun punët u mendua se do të lehtësoheshin edhe pas minutës së 31’, kur mesfushori i vendësve, Selami Gashi, ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së rrezikshme në kapitetin Oruqi. Por, ndodhi e kundërta, vendësit u vendosën prapa dhe për 2 Korrikun doli të jetë zor që të çaj përmes mbrojtjes së Ramiz Sadikut; përkundër tentimeve të panumërta, porta e vendësve nuk u tund më në pjesën e parë dhe rezultati i kësaj pjesëloje doli të jetë i barabartë, 1:1.

Fraksioni i dytë i ndeshjes, ashtu siç edhe pritej, e gjen 2 Korrikun diçka më këmbëngulës, mirëpo në avantazh kalon skuadra e Ramiz Sadikut, që përmes mesfushorit Kiqmari, gjen golin dhe arrin avantazhin për herën e dytë në ndeshje. Ky gol, ndryshoi rrjedhën e takimit; tash 2 Korriku kërkonte me çdo kusht që nga kjo ndeshje të mos dalë i mposhtur, e vendësit kërkonin me të gjitha forcat mbrojtjen e rezultatit, që në fund nuk arritën ta bënin, sepse fundi i tentimeve të pakonkretizuara nga “verdheblutë” do të vinte në minutat shtesë të duelit, kur zëvendësuesi Redon Bejta, nga një tollovi e krijuar në zonën e vendësve, arrin që me një prekje ta dërgoi topin në rrjetë e t’i barazoi shifrat. Motivi u shtua te mysafirët, e madje sekondat e fundit të ndeshjes e gjetën sulmuesin “verdheblu”, Miftar Avdiun, përballë portës me një rast të artë, të cilin nuk e konkretizoi. Në fund, për të dyja skuadrat erdhi nga një pikë nga kjo xhiro e parë, ani pse ndeshja shumë lehtë mund të përfundonte me një fitues.

Vlen të theksohet se për 2 Korrikun, në formacionin startues u paraqitën transferimet e afatit kalimtar veror (Përparim Osmani, Boiken Shala, Valton Ibrahimi), ndërsa iu dha mundësia për debutim edhe të riut 17 vjeçar, Alpi Shahinit.

2 Korriku në xhiron e radhës do të luaj ndeshjen e parë si vendës, me ç’rast do t’i bëj “konak” skuadrës së promovuar në Viva Fresh Ligën e Parë, Vjosës.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave