Egzon Dakajt i besohet ndarja e drejtësisë në ndeshjen 2 Korriku – Vjosa

Nga Federata e Futbollit e Kosovës tanimë janë bërë të ditur edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së dytë në Viva Fresh Ligën e Parë.

Nga delegimet e bëra, 2 Korriku dhe Vjosa do ta kenë për gjyqtar kryesor Egzon Dakajn, kurse asistentët e tij do të jenë Zgjim Rrahimi dhe Faton Jakupi.

Për 2 Korrikun, ndarja e drejtësisë nga gjyqari Dakaj nuk do të jetë diçka e re, duke e ditur se edhe në edicionet e fundit Dakaj shpeshherë ka pasur rastin t’i gjykoj ndeshjet e “verdhebluve”.

Përpos gjyqtarëve, duhen përmendur edhe Mirsad Qehaja e Ismajl Rashiti, që do të jenë në rolin e vëzhguesit të gjyqtarëve, respektivisht delegatit.

Kujtojmë se dueli në mes të 2 Korrikut dhe Vjosës do të zhvillohet nesër me fillim në ora 17:00.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave