Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, në prani të anëtares së Komitetit Ekzekutiv tw Federatws sw Futbollit tw Kosovws, që është edhe kryetare e Komisionit për Futbollin e Femrave, znj. Vjollca Krasniqi, dhe përfaqësuesve të klubeve, është hedhur shorti për edicionin 2022/23 të Ligës U17 për vajza. Nga ky short, 2 Korriku, që do të jetë skuadër debutuese në këtë edicion, u vendos përballë skuadrës tjetër nga Prishtina, skuadrës së Rilindjes.
Vlen të theksohet se Liga U17 e vajzave përbëhet nga 22 ekipe, të cilat ndahen në dy grupe e që bëjnë gara ndaras. Vajzat e 2 Korrikut do të jenë pjesë e grupit “A”. Edicioni i ri i Ligës U17 të vajzave do të nis më 3 Shtator.
Më vonë do të njoftoheni me orarin e plotë të edicionit 2022/23.






