FC 2 Korriku bën me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin 26-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, Gneilpekan Marius Camara.
Camara, që në Kosovë ka zbarkuar vite më parë, vie tek “verdheblutë” pas aventurave me KF Flamurtari dhe KF Phoenix në Viva Fresh Ligën e Parë.
Futbollisti Camara që vie nga një vend si Bregu i Fildishtë mund të luajë në të dy krahët e sulmit. Ai tashmë veçse është bashkuar me skuadrën e drejtuar nga kryetrajneri Ademi dhe ka filluar me seanca stërvitore.
“Aventurë e re për mua. Kam mendim se do të jetë diçka interesante. Do të jap më të mirën dhe do të jem krah shokëve të ekipit për të arritur objektivat që klubi i ka vendosur për këtë kampionat, por edhe për më tej”, potencoi Camara, për të cilin, e përmendim edhe një herë, kjo do të jetë aventura e tretë në futbollin kosovar.






