E nderuara familje Buzhala,
E nderuara familje Leskovci,
Na lejoni që në emër të të gjithë anëtarëve të Klubit të Futbollit “2 Korriku”, të iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e më të dashurës tuaj, znj. Pranvera Buzhala-Leskovci.
Momentet e tilla janë të rënda e të vështira që të përballohen, por jeta na detyron që të përballemi me çdo gjë, e edhe me raste të tilla, andaj në këto çaste pikëllimi, na lejoni të iu themi se ne jemi afër jush për të iu ndihmuar e për të ua lehtësuar sado pak dhimbjen e madhe me të cilën po përballeni.
Duke besuar se Zoti do t’i pranojë lutjet tona, lutemi që shpirti i znj. Buzhala-Leskovci të prehet në paqe e dheu të jetë i lehtë për të.
Me shumë respekt,
Klubi i Futbollit “2 Korriku”






