AlbanianEnglish

,

Gati për të nisur faza e dytë e kampionatit. 2 Korriku nesër përballet me Ramiz Sadikun.

Fundjavën që lam pas është mbyllur faza e parë e kampionatit 2022/23Viva Fresh Ligën e Parë. Nga kjo fazë, 2 Korriku e Ramiz Sadiku dolën me rezultate jo të dëshiruara, e po këto dy ekipe do ta kenë përballë njëra tjetrën këtë të mërkurë, që shënon startin e fazës së dytë të rangut të dytë të garave në futbollin e Kosovës.

Për përballjen e së mërkurës, nga kampi i 2 Korrikut ka folur mesfushori me shumë përvojë, Ylli Prekopuca. “Po vimë nga një ndeshje që nuk është dashur ta humbim, mirëpo kjo nuk na ka ulur motivin që të vazhdojmë me ndeshje të mira. Kemi shfrytëzuar këto ditë që kemi pasur në dispozicion për të u përgatitur dhe besojmë se jemi gati për nesër”, tha fillimisht Prekopuca.

“Dy ndeshjet e fundit kemi treguar veten dhe besoj që kemi dhënë sinjalet që nuk jemi për pozitën ku ndodhemi tash për tash. Jemi të motivuar që të rikthehemi te fitoret dhe të largohemi nga vendi i fundit”, shtoi tutje mesfushori që në ndeshjen e fundit barti shiritin e kapitenit në mungesë të mesfushorit tjetër, Andi Oruqit.

2 Korriku e Ramiz Sadiku që përballë do të jenë të mërkurën, janë ndeshur edhe një herë në këtë edicion, ndeshje që kishte përfunduar me barazim, me plot katër gola të shënuar. E kur e kujton këtë ndeshje, Prekopuca thotë se ajo ndeshje duhej fitua dhe jo të dilej me vetëm një pikë. “Ka qenë ndeshje e baraspeshuar, mirëpo ne është dashur që të jemi më konkretë, sepse më shumë se gjysmën e ndeshjes kemi qenë me një lojtar më shumë, dhe prapë se prapë nuk e kemi shfrytëzuar një gjë të tillë, ani pse kemi pasur shumë raste. Gjithsesi, kemi marrë mësim nga ajo ndeshje dhe për këtë shkak, nesër duhet të tregohemi më konkretë”, tha mes tjerash futbollisti 35 vjeç që këtë vit më shumë është aktivizuar në pozitën e qendër mbrojësit.

Për fundin e kësaj interviste, Prekopuca tha: “Le ta shfrytëzojmë këtë moment të mirë në të cilin ne po tregojmë formë të mirë dhe ta nisim këtë fazë të dytë me fitore.”

Kujtojmë se 2 Korriku e Ramiz Sadiku ndeshen me fillim në ora 13:00, të mërkurën, në stadiumin e 2 Korrikut në Arbëri.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave