Sot zhvillohet dueli derbi në mes skuadrave kryeqytetase, 2 Korrikut dhe Ramiz Sadikut. Ky duel që starton sot në ora 13:00 i është besuar prishtinasit Kujtim Krasniqi që ta gjykoj, gjyqtar ky që do të ndihmohet nga asistentët Visar Kupina e Bedri Beshiri.
Përmendim se edicionin e kaluar, gjyqtari Krasniqi kishte gjykuar ndeshjen Ramiz Sadiku – 2 Korriku, e cila asokohe ishte zhvilluar në kuadër të fazës së tretë të Viva Fresh Ligës së Parë, e që ishte mbyllur me fitoren me rezultat minimal (0:1) në të mirë të 2 Korrikut.
Përpos gjyqtarëve, të ditur tashmë janë bërë edhe vëzhguesi i gjyqtarëve dhe delegati i ndeshjes. Erduan Baliqi dhe Blerim Vilanci do të jenë në rolin e vëzhguesit të gjyqtarëve, respektivisht delegatit të ndeshjes.
Ndeshja e sotme mes prishtinasve zhvillohet në stadiumin e 2 Korrikut që ndodhet në lagjen Arbëria.






