Gjashtë “verdheblu” morën pjesë në “UEFA Development Tournament” me Kosovën U15

Moshat nën 15-vjeç të Kosovës kanë marrë pjesë në turneun e UEFA-s e që u mbajt në ShkupMaqedonisë së Veriut. “Dardanët” e rinjë, gjashtë prej të cilëve ishin nga Shkolla e Futbollit “2 Korriku”, i zhvilluan tri ndeshje, nga të cilat mposhtën Malajzinë në penallti e u mposhtën nga Armenia, pas penalltive, dhe kombëtarja e Maqedonisë së Veriut.

Kosova, që turneun e mbylli me tri pikë, u rendit në pozitën e tretë, ndërsa fituese e grupit doli Maqedonia e Veriut me shtatë pikë.

E veçanta e këtij turneu dhe këtij grumbullimi të Kosovës, për Shkollën e Futbollit “2 Korriku”, qëndron në faktin se plot gjashtë futbollistë, pjesë e “verdhebluve”, u ftuan e mbrojtën me dinjitet fanelën “dardane”.

Pos që u ftuan, “verdheblutë” morën minuta në të gjitha ndeshjet, duke nisur me Eliot Ukën, që barti edhe shiritin e kapitenit të kombëtares, i cili u aktivizua si startues në të trija ndeshjet, për të vazhduar me Omer Shalën që u aktivizua dy herë si startues , e pastaj Dion Bajrami, Erhad Vokrri, Aldon Osmani e Omer Rakovica me nga një ndeshje si startues.

Pos rëndësisë për kombëtaren tonë, ky turne do të mbahet mend gjatë edhe nga vet shkolla e 2 Korrikut, për numrin rekord të futbollistëve të ftuar e për paraqitjet e tyre, çka edhe janë treguesit më të mirë të punën së bërë ndër vite nga trajnerët “verdheblu”, punë që vazhdon të bëhet edhe më tej në shkollën kryeqytetase.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave