2 Korriku nuk ka arritur të këndellet as si vendës, teksa ka pësuar humbjen e tretë, kësaj radhe duke u mposhtur nga hogoshtasit e Kikës.
Ecuria e ndeshjes – As e shtuna e 10 Shtatorit nuk doli të jetë dita kur 2 Korriku i arkëton tri pikë në edicionin 2022/23. Madje n♪7 këtë ditë, “verdheblutë” i lëshuan pikët nga duart, të cilat ua mori Kika, që rezultatin e riktheu për vetëm 8 minuta.
Ashtu siç të gjithë prisnin, 2 Korriku hyri vrullshëm në takim, rrezikoi shumë e iu afrua golit, por që pa arritur atë që të gjithë e kërkonin, golin, i cili erdhi pas më shumë se gjysmë ore lojë, nga një aksion interesant që nisi nga mbrojtja, vazhdoi me harkimin e Jetullahut, goditjen me kokë të Alitit, e u mbyll me futjen e topit në rrjetë nga koka e Përparim Osmanit, i cili kështu e arriti golin e tij të parë në aventurën tek ekipi kryeqytetas.
As goli i pranuar nuk e zgjoi nga “gjumi” skuadrën mysafire, nga e cila krejt çka mund të përmenden janë disa goditje nga jashtë zone që u pritën nga portieri Neziri, ndërsa për dallim prej tyre, 2 Korrikun kryesisht e mbante kontrollin e ndeshjes, e që lehtë ka mundur të realizoj, po qe se do të shfrytëzoheshin hapësirat e lëna nga mysafirët, që shumë gjasë energjinë e ruajtën për fraksionin e dytë të lojës.
E dyta pjesë nisi edhe më “nxehtë” se e para, me skuadrën kryeqytetase që tash e kishte më me rëndësi mbrojtjen e rezultatit, ndërsa me hogoshtasit që kërkonin me ngulm golin, sepse siç dukej, edhe një barazim nga ky duel, do t’i linte të kënaqur.
Në minutat e para të pjesës së dytë, krastet më të mira i pati 2 Korriku, me shtyllën e goditur nga Aliti, me goditjen mbresëlënese nga gjuajtja e lirë të Jetullahut, që me maje të gishtave u dëbua nga porta nga portieri Kastrati, e me sulmuesin Avdiu që doli përballë portierit, por nuk e arriti golin. Por, siç duket, në futboll ekziston një ligj i pashkruar që, kur nuk shënon, pëson, e po ky ligj, i dënoi të besuarit e Besim Ademit, të cilët për vetëm 8 minuta e panë veten në disavantazh prej një goli.
Për skuadrën nga Hogoshti, i pari gol u realizua nga Isufi (65’), kurse tetë minuta më pas, nga penalltia, u tregua i saktë Besfort Emini, i cili vendosi emrin e tij në listën e realizatorëve e në fund doli të jetë realizator i golit që ishte i fitores.
Megjithatë, skuadra nga Arbëria nuk u dorëzua, kërkoi ende që të marrë maksimumin e pikëve, madje rrezikoi me të inkuadruarit Latifi, Bejta e Gashijan, por për fat të keq nuk arriti asnjë gol tjetër, ani pse edhe Kika lehtë mund të shënonte e ta thellonte rezultatin, mirëpo epilogu i ndeshjes doli të jetë ai që Kikës i dha tri pikë me dy gola të realizuar, e 2 Korrikun me një gol e la pa fitore edhe më tutje.
Skuadra nga Arbëria, pas kësaj ndeshjeje, e presin dy duele si mysafir, fillimisht të martën në Lipjan kundër Ulpianës (15:00), e më pas të shtunën në Fushë Kosovë (15:00).
Viva Fresh Liga e Parë; Java e Katërt
2 Korriku – Kika 1:2 (1:0 pas pjesës së parë)
Gjyqtarët: Flamur Nagavci, Fisnik Rama, Kastriot Peci
Delegat i ndeshjes: Fisnik Haxhiu
Vëzhgues i gjyqtarëve: Nexhmedin Mehana
Golat e realizuar: Përparim Osmani (33’) – Dienit Isufi (65’), Besfort Emini (73’ pen.)
Formacioni startues i 2 Korrikut: F. Neziri, R. Jashari, Ylli Prekopuca (R. Arifi 85’), A. Shahini, V. Ibrahimi (G. Latifi 46’), A. Oruqi (kap.), B. Shala (E. Musolli 85’), L. Jetullahu, Sh. Aliti (E. Gashijan 74’), M. Avdiu (R. Bejta 63’), P. Osmani. Kryetrajner: Besim Ademi.
Formacioni startues i Vllaznisë: D. Kastrati, M. Kastrati (kap.), B. Rashiti (A. Mustafa 53’), P. Isufi, F. Kqiku (A. Rudaku 53’), B. Emini, E. Xhemajli, D. Isufi, A. Ramadani (O. Mehmeti 61’), M. Musliu (Sh. Shabani 27’), D. Dermaku (L. Ferati 46’). Kryetrajner: Trimnor Hasani.






