Gjithçka gati për ballafaqimin 2 Korriku – Fushë Kosova; Petrit Rama do të jetë në rolin e gjyqtarit kryesor

Një ditë para se 2 Korriku e Fushë Kosova ta zhvillojnë ndeshjen e parë zyrtare të këtij viti kalendarik në kuadër të kampionatit, nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës janë bërë të ditur gjyqtarët e kësaj sfide dhe të gjitha sfidave tjera në kuadër të Albi Mall Superligës e Viva Fresh Ligës së Parë në futboll.

Kryesori i treshes së gjyqtarëve do të jetë Petrit Rama, i cili do të ndihmohet nga dyshja Liridon Selmani dhe Shqipërim Lladrovci.

Përpos gjyqtarëve, është bërë e ditur se si delegat i ndeshjes do të angazhohet Shemsedin Abazi, kurse si vëzhgues i gjyqtarëve Musa Gashi.

2 Korriku përballet nesës me Fushë Kosovën, me ndeshjen që pritet të filloj në ora 13:00, në stadiumin e 2 Korrikut në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave