Trajnerja Florentina Kallaba, e cila angazhohet me moshat U9 dhe skuadrën e femrave të klubit tonë, është edhe gjyqtare në futsall. “Tina” ka ditur të korrë suksese edhe si gjyqtare, e tash së fundmi suksesi më i madh i saj është ftesa e marrur për gjykimin e ndeshjeve gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2022 në futsall.
Kallaba do të ketë mundësinë që më 1 Korrik ta ndajë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet kombëtareve si Portugalia dhe Hungaria.
Për t’u gëzuar është edhe fakti se kjo ftesë nuk është e para për gjyqtaren nga Kosova. Ajo ka marrë ftesë edhe plot tri herë tjera për të ndarë drejtësinë në ndeshje të niveleve të tilla.






