Në vazhdën e përgatitjeve për “International Football Tournament”, si klub organizator Ju njoftojmë së kanë ndodhur disa ndryshime për sa i përket skuadrave pjesëmarrëse. Kështu, skuadra nga Prizreni, FC A&N-Winner, do të zëvendësohet me skuadrën tjetër nga Kosova, FC Besa. Po ashtu, ndryshim tjetër është edhe zëvendësim i skuadrës nga Mali i Zi, FK Dečić, me skuadrën nga Mitrovica, FC Trepça ’89.
Këto ndryshime, ndonëse shumë pak kohë para fillimit të turneut, vijnë si shkak i disa angazhimeve tjera që skuadrat e planifikuara të jenë pjesëmarrëse si FK Dečić dhe AF A&N-Winner, do t’i kenë pikërisht në ditët kur ne do ta mbajmë turneun, çka siç edhe jemi lajmëruar, e ka bërë të pamundur angazhimin e këtyre ekipeve edhe në turneun tonë.
Gjithsesi, skuadrat FK Dečić dhe FC A&N-Winner, i falënderojmë për korrektësinë, ndërsa iu jemi jashtëzakonisht mirënjohës skuadrave si FC Besa dhe FC Trepça ’89, që pa hezitim iu përgjigjën ftesës sonë dhe pranuan të bëhen pjesë e turneut, ani pse koha deri në ditën e parë të turneut ishte shumë e shkurtër kur i lajmëruam.
Tanimë na ndajnë vetëm disa orë nga ceremonia hapëse e turneut dhe na presin zhvillime tjera. Kësisoj, për shortin që do të hidhet pas disa çasteve, orarin e ndeshjeve si dhe të gjithë agjendën e ditës së nesërme, do të njoftoheni shumë shpejt.






