fbpx

,

Ilaz Ajetit i besohet ndarja e drejtësisë në duelin Arbëria – 2 Korriku

Të dielën që po vie, 2 Korriku do të udhëtoj për në Lipjan, qytet në stadiumin e të cilit do të përballet me skuadrën nga Dobraja, Arbërinë. E për këtë duel është vendosur që drejtësinë ta ndajnë Ilaz Ajeti bashkë me asistentët e tij Denis Nimani dhe Leutrim Azemi.

Pos gjyqtarëve, është bërë e ditur se për duelin e xhiros së tetë në Viva Fresh Ligën e Parë ndërmjet Arbërisë dhe 2 Korrikut, delegat i ndeshjes do të jetë Kemajl Dumnica, kurse vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Mirsad Qehaja.

Vlen të përmendet se Arbëria dhe 2 Korriku do të ndeshen të dielën në “Sami Kelmendi”, me ndeshjen që do të filloj në ora 13:00.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave