AlbanianEnglish

,

Klubi i Futbollit “2 Korriku” hap dyert për vajzat e moshave nën 17-vjeç

Në vazhdën e punës së madhe për t’u zhvilluar edhe më shumë ekipi i vajzave, Klubi i Futbollit “2 Korriku” ka vendosur që t’i hap dyert për vajzat e reja që janë të interesuara për t’u bërë futbolliste e po ashtu edhe për ato që tashmë veçse angazhohen në këtë sport.

Ndonëse ekip i ri e jo me shumë përvojë në garat e vajzave, 2 Korriku ka arritur që deri tani të afrojë një numër të madh të vajzave, të cilat janë të moshave të ndryshme e që kryesisht angazhohen për ekipin e moshave nën 17-vjeç, ekip që merr pjesë edhe në garat e organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Ani pse numri i vajzave shkon deri në katërdhjetë në skuadrën e 2 Korrikut, menaxheri i kësaj skuadre, Sedat Limani, ka bërë më dije se përmes hapjes së dyerve për vajzat e reja që duan t’i bashkohen ekipit, synohet që të rritet edhe më shumë numri dhe të hapet mundësia për t’u bërë seleksionime, në atë mënyrë që ekipi të shkoj duke rritur cilësitë e duke shtuar konkurrencën brenda tij.

Ekipi i vajzave të 2 Korrikut ka në gjirin e saj trajnerë të licencuar me licencat UEFA ‘A’ e UEFA ‘B’, siç janë ato të trajneres Florentina Kallaba e trajnerit Ismail Berisha, ndërsa vlen të përmendet se ka edhe menaxherin e skuadrës, Sedat Limanin, i cili së fundmi është çertifikuar si menaxher i futbollit nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

Po ashtu, në aspektin e informimit sa më të mirë, vlen të permendet se vajzat e 2 Korrikut, aktivitetet i zhvillojnë në fushat sportive të Klubit te Futbollit “2 Korriku”, e po ashtu kanë kënaqësinë që të vishen me brendin e njohur gjerman , ‘Jako’, brend ky i cili është partner i ekipit “verdheblu” e i cili përmes veshjeve sportive, do ta ndihmoj ekipin nga kryeqyteti edhe në kampanjën e nisur për mbledhjen e sa më shumë vajzave nga i gjithë vendi ynë.

Kështu, 2 Korriku po e vazhdon shumë seriozisht punën me vajza, e për ta shijuar këtë punë, mos hezitoni e ndaloni, por nisuni drejt lagjes Arbëria të kryeqytetit, atje ku do t’i gjeni ambientet e Klubit të Futbollit “2 Korriku” e ku do të mund të bëheni pjesë e një organizimi shumë serioz e afatgjatë, që për synim kryesor ka masovizimin e vajzave në sportin e bukur të futbollit.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave