AlbanianEnglish

,

Mbrojtësi Agron Beqiri prononcohet para ndeshjes së radhës kundër Arbërisë

Klubi kryeqytetas 2 Korriku po kalon në formë aspak të mirë në edicionin 2022/23 në grupin “B” të Viva Fresh Ligës së Parë, kampionat ku gëzon vetëm dy pikë nga plot tetë ndeshje të zhvilluara. Rreth kësaj pjese dhe për shumëçka tjetër është prononcuar futbollisti i rikthyer këtë verë të “verdheblutë”, Agron Beqiri.

“Përkundër që jemi në formë të dobët të rezultateve, optimizmi te ne si futbollistë nuk mungon asnjëherë. Nuk mungon e as nuk duhet të mungojë, sepse të gjithë thuajse dhjetëra vite në këtë sport dhe jemi mësuar me lloj lloj gjendjesh, e natyrisht edhe më këso kur mungojnë rezultatet, por njëkohësisht jemi mësuar edhe si të ngrihemi nga situata të këtij lloji”, tha Beqiri, i cili tashmë ka nisur të marrë minuta nga trajneri Besim Ademi, ani pse skuadrës iu bashkua në fund të afatit kalimtar.

9 Tetor, 2 Korriku përballë do ta ketë Arbërinë, në një duel që “dobrajasit” i sheh si vendës në “Sami Kelmendi”Lipjanit, e me të dyja skuadrat që nuk është se kanë gëzuar formë të lartë, me Arbërinë që qëndron diçka më mirë sesa “verdheblutë” kryeqytetas. Për këtë takim, mbrojtësi Beqiri ka treguar se çfarë pret nga skuadra dhe se për çfarë do të udhëtojnë në Lipjan. “Nga ajo që di, Arbëria ka skuadër me moshë mesatare të re dhe pak a shumë jemi aty aty sa i përket moshës që kemi edhe ne si ekip. Në futboll s’ka justifikime për moshë apo diçka tjetër, por prapë se prapë mund të them se përvoja luan rol. Gjithsesi, në fushë harrohen të gjitha, përfshirë edhe moshën. Duhet të luftojmë më shumë se kundërshtarët dhe shumë bësoj që më pas ne do t’i gëzojmë pikët nga kjo përballje, dhe pse jo ta përdorim këtë ndeshje si pikë kthese për neve që ta vazhdojmë kampionatin edhe me më shumë motiv”, tha Agroni, i cili ka qenë pjesë e 2 Korrikut edhe vite më parë, e madje ka bartur edhe shiritin e kapitenit.

Nga 2korriku.com u arrit që të merret edhe një mesazh nga Beqiri, përmes të cilit edhe u mbyll intervista e tij në vigjilje të ndeshjes kundër skuadrës nga Dobraja. “Premtoj që do ta jap maksimumin dhe besoj se këtë gjë do ta bëjnë edhe shokët e ekipit. Kjo mendoj se do të na mjaftoj që nga Lipjani të dalim si triumfues”, tha Beqiri për fund.

Kujtojmë se Arbëria dhe 2 Korriku do të takohen këtë fundjavë në kuadër të xhiros së tetë të grupit “B”Viva Fresh Ligës së Parë.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave