AlbanianEnglish

,

Nesër luhen ndeshjet e Kupës së Kosovës; 2 Korriku shkon për fitore në Drenas

Ekipi i 2 Korrikut sot ka kryer përgatitjet e fundit para duelit të radhës që do ta zhvilloj e i cili do të jetë në kuadër të Kupës së Kosovës, kundër Feronikelit ’74, në stadiumin e tij, që ndryshe njihet si stadiumi “Rexhep Rexhepi”.

Në kampin e skuadrës kryeqytetase është parë optimizëm i lartë për duelin e fundit zyrtar të vitit kalendarik 2022, teksa një gjë e tillë siç duket do t’i shërbej jashtëzakonisht shumë ekipit nga Arbëria, në rrugën që do ta marrë nesër drejt Drenasit, e ku me shumë gjasa do të udhëtohet për fitore, të paktën kështu duket nga ajo që u la të kuptohet nga mbrojtësi perspektiv i “verdhebluve”, shtatlarti Redon Arifi.

“Në Kupë dihet që nuk kemi ndonjë synim të madh, por thjesht do të garojmë e do të mundohemi që të tregojmë lojë të bukur, dhe natyrisht që pastaj sa më lartë të shkojmë në këto gara, kjo do të jetë edhe më mirë për neve si ekip”, tha fillimisht Arifi, futbollisti që ka kaluar fëmijërinë e tij si pjesë e shkollës “verdheblu”.

Redoni debutimin e bëri edicionin e kaluar në duelin kampional kundër “hogoshtasve” të Kikës, kurse këtë edicion ka fituar besimin e trajnerit Besim Ademi, i cili nuk ka hezituar që si Arifit, ashtu edhe shumë të rinjëve të tjerë, të iu jap minuta lojë.

“Kam arritur të marrë minuta këtë edicion, por gjithmonë kam dëshirë që të kem mundësi edhe më shumë, sepse mendoj që njëjtë ka dëshirë secili futbollist. Besoj që edhe nesër do të jetë mundësi e mirë për mua që ta tregoj veten dhe vetëm me mbetet të vazhdoj me besim të lartë dhe punë edhe më të madhe se ajo që e kam bërë deri tani”, vazhdoi tutje i riu “prishtinas”.

2 Korriku si skuadër nuk është se nuk ka ditur të befasoi në ndeshjet e Kupës së Kosovës, e një gjë e tillë do ta kërkoj edhe nesër kundër kampionit vjeshtor të grupit “A” të Viva Fresh Ligës së Parë, për të cilin i tha disa fjalë edhe mbrojtësi Arifi.

“Feronikeli ’74 është ekip mjaft i konsoliduar. Këtë e tregon edhe vet pozita e tyre në tabelë në kampionat. Ne shkojmë për fitore atje dhe shumë kujt edhe mund t’i duket befasi, mirëpo në Kupë shpeshherë kemi ditur të triumfojmë edhe kundër skuadrave që kanë pasur synime më të larta se ne apo që kanë qenë më lartë se ne në renditjen tabelare”, shtoi për fund Redoni, i cili nesër do të udhëtoj me skuadrën kryeqytetase drejt Drenasit dhe me shumë gjasë do të aktivizohet.

Rikutojmë se, Feronikeli ’74 – 2 Korriku zhvillohet të enjten me fillim në ora 12:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”Drenas.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave