AlbanianEnglish

,

Telegram ngushëllimi drejtuar familjes Hadri

Sokol Hadri, një ikonë e futbollit kosovar, sot ndërroi jetë e na pikëlloi të gjithëve që jemi pjesë e komunitetit futbolldashës në vendin tonë dhe jo vetëm.

Andaj, pas ndarjes nga jeta të Sokolit, Klubi i Futbollit “2 Korriku” shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hadri, që sot humbi më të dashurin e saj.

Sokoli pati karrierë të bujshme si sportist, konkretisht futbollist, e pos karrierës në fushën e blertë u dallua edhe për punën e madhe që bëri edhe gjatë kohës që drejtoi Lidhjen Rajonale të FutbollitPrizren.

Vendi ynë sot pa dyshim se humbi një njeri të madh, të cilit veprat do të i jetojnë përgjithmonë e do të mbeten gjithmonë vlerë e shtuar e historisë së futbollit vendor.

Edhe një herë për fund, të gjithë nga KF “2 Korriku” shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta në drejtim të familjes Hadri, të cilët janë në momente të vështira me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre, por të cilëve iu jemi pranë, sepse vetëm bashkë mund të kalohen këto momente të rënda.

Dheu qoftë i lehtë për Sokolin, e kujtimi për të qoftë i pavdekshëm.

Me respekt, Klubi i Futbollit “2 Korriku”

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave