AlbanianEnglish

,

Raporti i ndeshjes Kika – 2 Korriku

2 Korriku vazhdon edhe për një ndeshje si i pamposhtur, ndanë pikët me Kikën dhe përkohësisht largohet nga pozita e fundit e renditjes tabelare.

“Agush Isufi” Kamenicës, “hogoshtasit” dhe “prishtinasit” dhanë një paraqitje deri diku të baraspeshuar, çka bëri që edhe rezultati përfundimtar të jetë i tillë i barabartë.

Ndeshja e zhvilluar në një fushë jo edhe shumë të përshtatshme për lojë siç ishte sot ajo në Kamenicë, dhuroi dy gola, e që të dy erdhën në pjesëlojën e dytë.

2 Korriku shënoi i pari, përmes Agron Beqirit, i cili realizoi për të parën herë që nga rikthimi i tij në kampin “verdheblu”, e i cili i dha epërsinë 2 Korrikut kur kishin kaluar plot pesëdhjetë e tetë minuta lojë.

Ani pse kaluan në epërsi, për futbollistët “verdheblu” nuk zgjati shumë gëzimi i atij goli, pasiqë vendësve të Kikës iu deshën vetëm tetë minuta kohë që t’i barazojnë shifrat në 1:1.

Goli i barazimit sikur bëri që edhe ndeshja të baraspeshohet e deri në fund të mos ketë më gola, me skuadrat që me sa duket u pajtuan me barazimin dhe me ndarjen e pikëve nga ky takim.

“Verdheblutë” nga kryeqendra me këtë barazim kalojnë në kuotën e dhjetë pikëve dhe largohen përkohësisht nga vendi i fundit në tabelë, të paktën deri sa ta zhvilloj edhe Arbëria ndeshjen e saj, kurse në anën tjetër, Kika tashmë arrin shifrën e gjashtëmbëdhjetë pikëve dhe ndodhet në mesin e “artë” të tabelës.

Vlen të theksohet se dueli i sotëm në Kamenicë është i fundit si duel në udhëtim për 2 Korrikun në stinorin vjeshtor, teksa ka mbetur edhe një ndeshje për “verdheblutë”, ajo e xhiros së katrëmbëdhjetë kundër Ulpianës, të cilën “kryeqytetasit” do ta zhvillojnë të mërkurën në shtëpi.

Viva Fresh Liga e Parë; Java e Trembëdhjetë

Kika – 2 Korriku [1:1] (0:0 pas pjesës së parë)

Golashënues: Erlis Xhemajli (65’) – Agron Beqiri (58’)

Gjyqtarët: Belmin Jasarevic, Fisnik Rama, Kastriot Peci

Delegat i ndeshjes: Naser Bunjaku

Vëzhgues i gjyqtarëve: Zymer Berisha

Formacioni startues i Kikës: D. Kastrati, M. Kastrati, B. Rashiti, A. Mustafa, E. Xhemajli, D. Isufi, P. Isufi, B. Emini, D. Dermaku, A. Ramadani, Sh. Shabani. Kryetrajner: Trimnor Hasani.

Formacioni startues i 2 Korrikut: A. Ajeti, R. Jashari, A. Salihu, A. Beqiri, P. Osmani, A. Oruqi (kap.), Y. Prekopuca, G. Latifi, Sh. Aliti, E. Morina, F. Bajrami. Kryetrajner: Besim Ademi.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave