Taulant Haxhimustafa rikthehet të gjykoj ndeshje të 2 Korrikut

Minuta më parë, nga shtëpia më e madhe e futbollit në Kosovë, Federata e Futbollit të Kosovës, janë bërë të ditur emrat e gjyqtarëve që do të bëjnë ndarjen e drejtësisë në xhiron e mesjavës të grupit “B”Viva Fresh Ligës së Parë.

Nga delegimet e paraqitura, 2 Korrikut i kanë rënë për gjyqtarë Taulant Haxhimustafa, Diamant Bakaj e Krenar Gaxholli, ndërsa si vëzhgues i tyre do të jetë Erduan Baliqi. Rolin e delegatit do ta ketë Burim Domniku.

Taulant Haxhimustafa nuk është i panjohur për 2 Korrikun, e njëjtë edhe 2 Korriku për Haxhimustafën, i cili debutimin e tij si gjyqtarë në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë e ka bërë pikërisht në një ndeshje të kryeqytetase, thënë më saktësisht, në ndeshjen e javës së tretë të edicionit 2021/22Ligës së Parë ndërmjet Vushtrrisë dhe 2 Korrikut, e zhvilluar më 15 Shtator 2021.

Hera e parë që do të jetë gjyqtar në ndeshje të 2 Korrikut në këtë edicion, nuk është as për Krenar Gaxhollin, gjyqtar anësor i cili ishte edhe në ndeshjen që “verdheblutë” e zhvilluan një javë më parë në Pozheran kundër Vllaznisë.

Përmendim edhe një herë se 2 Korriku nesër udhëton për në Lipjan, atje ku do ta gjej përballë ekipin e Ulpianës, ekip me të cilin skuadra kryeqytetase nuk është ndeshur që nga edicioni 2020/21 i Ligës së Parë.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave