E nderuara familje Batatina,
Na lejoni që përmes këtij telegrami t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Alush Batatinës.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Alush Batatinës na preku të gjithëve, e më e pakta që mund të bënim në këto momente të vështira për juve si familje ishte të iu drejtoheshim përmes këtij telegrami, për t’iu treguar se jemi pranë jush në këto momente të dhimbjes.
Na lejoni edhe një herë që në emër të të gjithë pjesëtarëve të Klubit të Futbollit “2 Korriku” të iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj, Alushit.
Shpirti i Alushit u prehtë në paqe e dheu qoftë i lehtë për të!
Me shumë respekt,
Drejtuesit e Klubit të Futbollit “2 Korriku”






