Genc Nuza ligjëroi për rregullat e lojës së futbollit para futbollistëve të FC 2 Korriku

Një nga gjyqtarët më të mirë tash e sa vite në futbollin kosovar dhe jo vetëm, Genz Nuza sot pasdite ka ligjëruar për futbollistët e FC 2 Korriku lidhur me rregullat e lojës së futbollit.

Në sallën ku të pranishëm ishin futbollistëve e moshave U13, U15, U17 dhe U19 të Shkollës së Futbollit “2 Korriku”, Nuza për afro një orë e gjysmë ligjëroi dhe bashkëbisedoi me të rinjtë e klubit kryeqytetas.

Shtatë herë gjyqtari më i mirë në Kosovë, sikurse në fushën e lojës, edhe jashtë saj tregoi për klasin dhe cilësitë që ai posedon, duke i bërë futbollistët që të njihen nga afër me pjesën e gjyqtarëve dhe vendimet e tyre, apo mënyrat se si ata arrijnë deri tek ato vendime.

Kjo nismë e 2 Korrikut vie fillimisht me këtë ligjërim të Nuzës si gjyqtari më i dalluar në futbollin vendor, teksa në të ardhmen do të tentohet që para njomakëve “verdheblu” të sillen edhe gjyqtarë tjerë, të cilët dita ditës po e tregojnë veten në nivelet më të larta të futbollit vendor por edhe atij evropian.

FC 2 Korriku ka vlerësuar se një nismë e tillë me gjyqtarët ka qenë e domosdoshme, e nuk kishte më mirë se sa kjo gjë kaq e rëndësishme të niste me një gjyqtar që si fëmijë është rritur në klubin nga Arbëria; ndër tjera, FC 2 Korriku edhe kësaj radhe ka treguar se fokusin kryesor e ka tek zhvillimi i të rinjëve në botën e sportit, e ligjërimet e tilla nga gjyqtarë fantastikë si Nuza natyrshëm se i bëjnë të ata që të njihen nga afër me botën e arbitrave, që sikurse futbollistët, luajnë rol të rëndësishëm në futboll.

Gjyqtari Genc Nuza u falënderua nga drejtorët Shaban Baholli e Labinot Haziri, të cilët vlerësuan lartë kontributin e tij në këtë rast dhe gatishmërinë e shfaqur që ta bëjë një gjë të tillë të mundshme pa hezitim.

Nuza po ashtu falënderoi dhe përgëzoi 2 Korrikun për iniciativën e ndërmarrë, teksa theksoi se do të jetë i gatshëm që edhe në rastet e radhës të punojë me të rinjtë që janë e ardhmja e futbollit kosovar.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave