Kryetrajneri i seniorëve të 2 Korrikut, Besim Ademi po qëndron në vizitë tek HNK Hajduk Split

Në vazhdën e angazhimeve për zhvillimin profesional të stafit të  trajnerëve, FC 2 Korriku ka arritur që kryetrajnerin e ekipit senior, Besim Ademin, ta dërgojë për vizitë pune tek ekipi i madh kroat HNK Hajduk Split, me të cilin ekipi kryeqytetas ka të nënshkruar memorandum bashkëpunimi tash e afro dhjetë vite.

Trajneri Besim Ademi ka filluar që të monitorojë punën e ekipeve të klubit kroat dhe ka arritur që të zhvillojë disa takime, ndër to edhe ai me koordinatorin e skautëve të HNK Hajduk Split, Mate Radić. Po ashtu, trajneri nga Kosova është takuar edhe me futbollistin e rritur në SHF 2 Korriku, Alpi Shahinin, i cili verën që shkoi kompletoi transferimin në Hajduk Split.

“Është mundësi jashtëzakonisht e mirë që të kalojë disa ditë në ambientet e klubit Hajduk Split, dhe njëkohësisht të shohë punën që bëhet në këtë klub kaq profesional. Kushtet janë shumë të mira dhe puna që po bëhet është e niveleve më të larta, e për rrjedhojë po ja dalë që të mësoj gjëra të reja si trajner”, theksoi Ademi në prononcimin e tij për 2korriku.com

Këtë vizitë e ka vlerësuar lartë edhe drejtori gjeneral i klubit “verdheblu”, Shaban Baholli, që mes tjerash potencoi: “Është mirë që kemi arritur në një fazë ku kemi bashkëpunime të shumta me ekipe nga Rajoni dhe jo vetëm. Kjo mundësi për trajnerin tonë shënon suksesin e radhës për ne, por njëkohësisht shihet edhe si vazhdiëmsi e pikënisjes së vizitave të trajnerëve nëpër klube të ndryshme evropiane.”

Vlen të përmendet se FC 2 Korriku vlerëson lartë respektin nga HNK Hajduk Split, që vazhdimisht kontribuon në avansimin e futbollistëve dhe trajnerëve nga klubi i lagjes Arbëria të kryeqytetit, duke respektuar në çdo pikë marrëveshjen e nënshkruar vite më parë.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave