FC 2 Korriku konfirmon se ka arritur marrëveshje me futbollistin Andi Namoni, i transferuar nga klubi tjetër kryeqytetas, KF Kosova VR.
Namoni, i lindur më 16.01.2003, aktivizohet si mbrojtës dhe do të jetë vlerë e shtuar për vijën e fundit të ekipit “verdheblu”; ai sot është prezantuar nga drejtorët Shaban Baholli dhe Drilon Baholli, të cilët i uruan mirëseardhje dhe suksese në karrierën prej futbollisti.
Në anën tjetër, edhe vet Andi Namoni u shpreh për kalimin e tij në klubin e 2 Korrikut, me ç’rast tha: “Ndihem shumë mirë që kam ardhur në një klub si 2 Korriku. Jam shumë i lumtur që kam bërë këtë zgjedhje dhe natyrshëm se tani e tutje do ta kem obligim që ta jap maksimumin tim në secilën ndeshje. Ekipi më priti shumë mirë dhe me sa pashë kemi grup të fortë, që bashkë mund të arrijmë shumë në stinorin e pranverës.”
Andi Namoni si futbollist është angazhuar edhe me moshat e reja të FC Prishtina, teksa ka mbrojtur me sukses fanelën dardane të Kombëtares së Kosovës me moshat U19.
FC 2 Korriku falënderon KF Kosova VR për konstruktivitetin e treguar përgjatë diskutimeve për arritjen e marrëveshjes lidhur me lirimin e futbollistit Namoni.