Komunikatë Zyrtare: Gustavo Henrique Souza Faria

Gustavo Henrique Souza Faria është futbollisti më i ri i FC 2 Korriku. I ardhur nga Brazili, Gustavo do t’i mbrojë ngjyrat e klubit nga kryeqyteti i Kosovës në stinorin pranveror.

“Kam ardhur në një vend të ri për mua, siç është Kosova. Aq sa do të jetë aventurë interesante, do të jetë edhe sfiduese, sepse do të luaj në një vend që nuk kam pasur mundësi të luaj më parë, por mua më takon të premtoj se me 2 Korrikun do të angazhohen me të gjitha forcat e mia, që ta ndihmojë skuadrën përballë secilit kundërshtar”, tha futbollisti, transferimi i të cilit është kompletuar sot.

Për transferimin e futbollistit Gustavo u shpreh edhe drejtori gjeneral Shaban Baholli, që mes tjerash, potencoi se e dinë shumë mirë se sa shumë cilësi ka braziliani dhe se do ta çmojnë si një aset të vërtetë të ekipit në të ardhmen.

Gustavo Henrique Souza Faria është i lindur më 01.04.2001 dhe aktivizohet si mesfushor i krahut të majtë; vlen të potencohet se në të kaluarën është angazhuar në futbollin brazilian, atje ku ka pasur mundësinë që të ftohet edhe në grumbullime të zakonshme të moshave të reja të Kombëtares së Brazilit.

Drejtorët e FC 2 Korriku, Shaban e Drilon Baholli i uruan suksese futbollistit Gustavo në aventurën e tij të re prej futbollisti, të cilin njëkohësisht e prezantuan para ekipit dhe stafit të trajnerëve.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave