Në vazhdën e transferimeve për stinorin praveror 2023/24, FC 2 Korriku është i lumtur që të njoftojë se ka afruar në radhët e veta futbollistin Albin Hasani nga KF Drenica.
Hasani, i lindur më 17 Nëntor 2000, aktivizohet si mbrojtës i krahut të djathtë, teksa në të kaluarën e tij prej futbollisti është aktivizuar në shkolla dhe klube si: SHF Kurda, KF Ramiz Sadiku, KF Arbëria dhe KF Prishtina e Re.
“Po vij në fundin e afatit kalimtar dimëror, mirëpo e di se shpejt do të ambientohem me grupin që me sa kam njohuri është mjaft i mirë dhe ka shumë cilësi. Ndihem i privilegjuar që i jam bashkuar 2 Korrikut dhe do ta jap maksimumin që të justifikojë besimin që më është dhënë. Përherë do të tentojë ta japë më të mirën, që bashkë me ekipin të arrijmë rezultate pozitive në pranverë”, ishin këto fjalët e para të Hasanit, që sikurse futbollistët tjerë u prezantua nga drejtorët Drilon e Shaban Baholli, të cilët njëkohësisht uruan futbollistin për këtë lëvizje në karrierë e u shprehën të lumtur që kanë afruar një lojtar të tillë në skuadër.
Mbrojtësi Albin Hasani ka kompletuar të gjithë dokumentacionin dhe tani është i gatshëm që t’i mbrojë ngjyrat “verdheblu” në ndeshjet zyrtare që nisin së shpejti.






