Komunikatë Zyrtare: Fisnik Ahmeti

FC 2 Korriku konfirmon se ka arritur marrëveshje me KF Kosova VR për transferimin e mesfushorit Fisnik Ahmeti.

I lindur më 02.03.2001, Ahmeti i bashkohet skuadrës së Besim Ademit dhe do të jetë gati qysh nga ndeshja e nesërme për Kupën e Kosovës kundër KF Vjosa.

‘Po kaloj në një ekip të kryeqytetit që njihet për traditën që ka dhe kjo për mua është shumë gjë domethënëse. Jam i lumtur që jam bashkuar me grupin dhe shpresoj që sa më shpejtë të paraqitem e t’i mbrojë ngjyrat e klubit. 2 Korriku më besoi mua andaj unë do ta kem për detyrim që të angazhohem në maksimum’, u shpreh Fisnik Ahmeti pasiqë kalimi i tij tek ‘verdheblutë’ u kompletua.

Për 2 Korrikun ky është afrimi i pestë në afatin kalimtar dimëror, ndërsa i dyti që vie nga ekipi i kryeqytetit KF Kosova VR, për të cilin klubi ‘verdheblu’ sërish shprehet falënderues për mirëkuptimin e treguar dhe lirimin e futbollistit Ahmeti.

Ahmeti pritet të jetë forcë e shtuar për grupin, sidomos kur merret parasysh stinori i fundit vjeshtor, kur futbollisti shënoi gjashtë herë e asistoi në dy raste. Futbollisti u mirëprit nga Shaban e Drilon Baholli, që më pas e prezantuan me ekipin dhe stafin e trajnerëve.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave