Për afro një javë, kombëtarja “dardane” e 17-vjeçarëve i ka zhvilluar tri ndeshje në kuadër të Kualifikueseve për Evropianin e moshave U17.

Pjesë e Kosovës për këtë kampanjë ishin tre futbollistë nga 2 Korriku: Rin Ahmeti, Omer Shala e Erhad Vokrri. Që të tre u aktivizuan në të gjitha ndeshjet, me Ahmetin e Shalën si startues në të trija ndeshjet, ndërsa me Vokrrin që u inkuadrua dy herë nga banka rezervë dhe një herë si startues – në ndeshjen ndaj Kazakistanit.

Kosova në këto kualifikime arriti vetëm një pikë, atë ndaj Kazakistanit (4-4), pasiqë në dy ndeshjet e para u mposhtë nga Ukraina (2-4), respektivisht Belgjika si mikpritëse e këtyre ndeshjeve (2-1).

Paraqitjet e treshes verdh’ e blu ishin ndër më të vlerësuarat tek Kombëtarja “Dardane”. Ndër më të dalluarit në skuadër ishin Rin Ahmeti me dy gola të shënuar e penallti të fituar e Omer Shala me një gol të shënuar.

Futbollistët e lartpërmendur, të intervistuar shkurtimisht nga 2korriku.com, janë shprehur të zhgënjyer me rezultatet, por mbi të gjitha kanë vlerësuar lartë këtë eksperiencë, e cila do të iu shërbej shumë në të ardhmen. Ata, ndër të tjera, kanë thënë se ekipi i 17-vjeçarëve të Kosovës ka cilësi, por që theksuan nëvojën për përmirësim, në mënyrë që në kampanjat e radhës ta përfaqësojnë edhe më denjësisht vendin dhe shtetin e Kosovës, e pse jo edhe të arrihen suksese madhore.

Kjo aventurë, ndonëse e përmbyllur pa ndonjë sukses, shënon një kujtim të bukur dhe të vlefshëm për çunat nga Kosova, me të cilët janë krenarë të gjithë pjesëtarët e klubit.

Lini një Përgjigje