,

Policat e sigurimit shëndetësor shpërndahen sërish; FFK në bashkëpunim me kompaninë Sigal do t’i ndihmojë edhe këtë vit ekipet e Superligës dhe të Ligës së Parë

Paraditen e sotme nga ora 11:00 në selinë e FFK-së në Prishtinë, në një takim të mbajtur në mes të përfaqësuesve të klubeve të Superligës e të Ligës së Parë si dhe përfaqësuesve të FFK-së e atyre të kompanisë së sigurimeve “Sigal”, janë shpërndarë policat e sigurimit shëndetësor për futbollistët e klubeve të rangjeve të lartpërmendura.

Në këtë takim, FC 2 Korriku u përfaqësua nga Drejtori Sportiv, Drilon Baholli, dhe Fizioterapeuti i Klubit, Eard Jashari. Përfaqësuesit e klubeve pranuan policat e reja nga Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, si dhe nga përfaqësuesit e kompanisë “Sigal”.

Drilon Baholli, si përfaqësues i FC 2 Korriku, pas takimit në ambientet e “shtëpisë” së futbollit kosovar, u prononcua shkurtimisht: “Jemi shumë të kënaqur me faktin që sigurimet shëndetësore do të vazhdojnë edhe për një vit për futbollistët tonë. Duhet falënderuar FFK-në për punën e bërë lidhur me këtë çështje, e po ashtu duhet t’i shprehim mirënjohjen tonë edhe kompanisë “Sigal”. Një gjë e tillë si sigurimi shëndetësor është ndihmë e madhe për neve dhe secilin klub tjetër në vend.”

Kujtojmë se sigurimet shëndetësore si projekt kanë filluar qysh nga viti i kaluar, teksa siç po dihet do të vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe më tej, duke përmbushur kështu një element shumë të madh dhe me rëndësi për futbollistët e klubeve vendore.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave