Raporti i ndeshjes miqësore 2 Korriku – A&N

Skuadra kryeqytetase, 2 Korriku është njoftuar me humbjen e parë në vitin kalendarik 2023. “Verdheblutë” kanë pësuar humbje me rezultat minimal përballë kundërshtarëve nga Prizreni, të skuadrës së A&N.

Dueli i zhvilluar në një mot deri diku të ftohtë dhe në fushën e Klubit të Futbollit “2 Korriku” ishte tipik i llojit të ndeshjeve me karakter miqësor, me futbollistët që përkundër dëshirës së madhe për ta treguar veten, pengoheshin nga ngarkesat e shumta të fazës përgatitore, por përkundër këtyre ata sërish tentuan të tregojnë diçka nga vetja dhe bën që ndeshja të jetë goxha interesante nga fillimi deri në fund.

2 Korriku sot mbase nuk e meritoi të humbë, mirëpo rastet e shëprdoruara nga Avdiu (në fillimin e ndeshjes) dhe Prekopuca (në minutën e tetëdhjetë) natyrisht se ndikuan dhe këtë gjë më së miri e shfrytëzuan mysafirët që përmes Likajt (82’) kaluan në avantazh e triumfuan.

Ky duel miqësor nuk do të jetë i fundit për skuadrën e 2 Korrikut në këtë fazë, mirëpo fokusi domosdoshmërisht tash do të drejtohet drejt garave zyrtare që ekipi i nis në gjysmë të muajit Shkurt.

 

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave