Tash e më shumë se një javë, në ambientet e FC 2 Korriku testime janë kryer testime të shumta për grupmoshat e reja të klubit kryeqytetas, duke filluar nga futbollistët e moshave nën 13-vjeç e deri tek ata të moshave nën 19-vjeç, me këta të fundit që tash e tri vite i kryejnë këto testime që në thelb janë testime fizike dhe të përbërjes së trupit.
Nën përcjelljen e drejtorit të SHF 2 Korriku, Labinot Hazirit, dhe drejtuesit të Qendrës për Kërkime, Studime në Edukimin Fizik, Sport dhe Shëndet/Center of Research, Studies in Physical Education, Sport and Health-CRPES, Prof. Ass. Dr. Artan Kryeziu, me aparaturën më moderne janë kryer testimet e lartpërmendura, të cilat në të ardhmen do të ndihmojnë që klubi të krijojë “data-base”-ën për futbollistët e të gjitha gjeneratave në klub, që natyrshëm se si risi se do të luaj rol të madh në zhvillimin e tyre profesional.
Me metodat më profesionale, qindra futbollistë të shkollës kryeqytetase kanë pasur mundësinë që të përjetojnë testimet të niveleve më të larta në aspektin sportiv dhe jo vetëm, gjithnjë duke pasur parasysh stafin profesional të CRSPES, që me shumë kënaqësi pranuan ftesën për bashkëpunim me shkollën nga kryeqyteti.
Për më shumë informacione, më poshtë janë të paraqitura të gjitha testet e kryera përgjatë ditëve të fundit nga futbollistët, të cilat janë si vijon: Vlerësimi i kompozicionit të trupit, Matja e përbërjes së trupit, Matja e përqindjes së masës muskulare, Vlerësimi i aftësive motorike, Vlerësimi i shpejtësisë, Matja e vrapimit 10 metra, Matja e vrapimit 30 metra, Vlerësimi i forcës eksplozive, Countermovement Jump-CMJ, Squat Jump, Vlerësimi i agjilitetit, Illinosi agility, Illinosi agility me top, Vlerësim i forcës repitetiv.
Me të përfunduar të gjitha testimet, drejtori Labinot Haziri ka shfrytëzuar mundësinë që CRSPES-in dhe udhëheqësin e saj si qendër, Prof. Artan Kreziun, t’i falënderojë për punën e bërë si dhe për profesionalizimin e treguar përgjatë harkut kohor në të cilin janë kryer testimet, duke përmendur nevojën e jashtëzakonshme që të rinjtë e shkollës kanë pasur për një përvojë të tillë në fillet e karrierës të tyre në sportin e futbollit.






