Minuta më parë, në ambientet e “qeverisë” së futbollit në Kosovë, Federatës së Futbollit, janë bërë të ditur gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në xhiron e parë të rangut të dytë të garave në futbollin kosovar.
Nga shorti i tërhequr, u pa se ndeshja e hapëse e edicionit 2023/24 në grupin “B” të këtij rangu të garave do t’i besohet Festim Doganit si gjyqtar kryesor, kurse asistentët e tij do të jenë Gentrit Restelica dhe Fatbardh Rrahimi.
Përmendim se kjo mënyrë e caktimit të gjyqtarëve në ndeshje kampionale është e re dhe aplikimin e ka filluar që nga ky edicion, ku javë për javë përmes shortit po caktohen gjyqtarët për secilën ndeshje dhe po ky short po transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin social “Facebook”, saktësisht në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.






