Telegram ngushëllimi për familjen Berisha dhe Klubin e Futbollit “Malisheva”

Të nderuar pjesëtarë të familjes Berisha,

Të nderuar anëtarë të KF Malisheva,

Me pikëllim të madh e kemi marrë lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Drinorit. Ikja e tij, në një moshë kaq të re, na la pa fjalë e na i mbushi zemrat me pikëllim, sepse kjo botë humbi një djalë shembullor, të cilin të gjallë do ta mbajnë kujtimet e bukura që la në mendjen e gjithësecilit nga ne.

Drinori për një kohë ishte futbollist i klubit tonë, e përgjatë asaj kohe ai përveç angazhimit të pashoq brenda fushave të lojës që ai aq shumë e donte, tregoi edhe vlerat e tij njerëzore, ku përherë ishte i dalluar me sjelljet që tregonte, si me shokët e skuadrës, trajnerët e të gjithë në klub, por edhe me kundërshtarët e tij.

Shkuarja në amshim në këtë moshë kaq të re e Drinorit lë një boshllëk të madh për të gjithë ne, sidomos për juve familjen Berisha, por ne si klub, ashtu sikurse i gjithë komuniteti sportiv në vendin tonë, i lutemi Zotit që të ua shtojë forcën për ta përballuar këtë sfidë, e cila na i mbushi sytë me lotë.

Drinor, ne do të jemi përgjithmonë krenarë që ti ishe pjesë e klubit tonë. Shpirti yt i bardhë u prehtë në paqe, e dheu i Kosovës qoftë i lehtë për ty!

FC 2 Korriku shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë familjarët dhe shokët e shoqet e Drinorit.

Sinqerisht, FC 2 Korriku

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave