FC 2 Korriku mposhtë KFF Shqiponja në ndeshjen miqësore për nder të Ditës së Flamurit

Ndonëse ishte paraparë që të zhvillohej në stadiumin “2 Korriku”, ndeshja miqësore e vajzave në mes të ekipit të FC 2 Korriku dhe atij të KFF Shqiponja është zhvilluar në fushën sportive “Prince”, që ka ofruar kushte fantastike për zhvillimin e këtij dueli me karakter miqësor.

Ekipi i vajzave “verdheblu” triumfoi në këtë takim, që u përcoll nga dhjetëra shikues e të cilët mbetën të kënaqur me atë që panë, e në fund morën dy çmime individuale, krahas kupës simbolike për fitimin e kësaj miqësoreje.

Erina Mehmeti (FC 2 Korriku) u shpallë lojtarja më e mirë e ndeshjes; Elda Nuredini (FC 2 Korriku) u shpallë golashënuesja më e mirë e ndeshjes; Halime Krasniqi (KFF Shqiponja) u shpallë portierja më e mirë e ndeshjes; Erleta Krasniqi (KFF Shqiponja) u shpallë lojtarja më perspective e ndeshjes. Çmimet u shpërndanë nga Presidenti i FC 2 Korriku, Rexhep Baholli, Menaxheri i ekipit të vajzave ‘verdheblu’, Sedat Limani, dhe zyrtarët e ekipit të KFF Shqiponja.

Këto çmime, ashtu sikurse edhe kupa e ndeshjes, u mundësuan nga JAKO Kosova, që ishte sponzor gjeneral i kësaj ndeshjeje miqësore.

FC 2 Korriku falënderon KFF Shqiponja për gatishmërinë që të bashkohet në këtë ndeshje miqësore, në nderim të Ditës së Flamurit. FC 2 Korriku gjithmonë do ta ketë parësore forcimin e marrëdhënieve me të gjitha ekipet, gjithnjë duke punuar në forcimin dhe zhvillimin e futbollit të vajzave në Kosovë.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave